Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Shifra faraonike”, Gazientepspor kërkon me ngulm Sadikun

Shkruar nga NEWSPORT
“Shifra faraonike”, Gazientepspor kërkon me ngulm Sadikun

Armando Sadiku po shpërthen me kombëtaren kuqezi, ku në 9 ndeshjet e fundit ka arritur që të realizojë 5 gola, nga 6 që ka në total. Goli më kryesor i momentit është ai kundër Rumanisë në sfidën e fundit në grup, çka ka bërë që elbasanasit t’i rriten shanset për kalimin në një kampionat më të mirë dhe për shifra të larta, ose rekord për momentin.

Lojtari i Vaduzit që shënoi 7 gola në kampionatin zviceran këtë sezon që sapo është mbyllur, tashmë është në “orbitën” e Gazientepspor, skuadrës që militon në Superligën turke. Gjigantët turq e kërkojnë sulmuesin 25-vjeçar për një shumë prej 700 mijë eurosh. Edhe pse Vaduzi momentalisht shprehet se nuk do e lërë të lirë futbollistin, ai nuk do të qëndrojë aty, sidomos pas kësaj shifre që mund t’i çmend të gjithë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga