Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një ditë pas Kombëtares, Partizani zbret në fushë përballë pretendentëve për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Një ditë pas Kombëtares, Partizani zbret në fushë
Partizani

Partizani do të rikthehet në fushë një ditë pas sfidës Poloni – Shqipëri. Të kuqtë do të luajnë një ndeshje miqësore pikërisht ditën e premte, më 27 mars.

Duke nisur prej orës 13:00, “djemtë” e Oltijon Kërnajës do të përballen me ekipin e Laçit. Ky duel interesant, do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.

Kujtojmë që Laçi po kalon formë të mirë. Kurbinasit janë pretendentë për t’u rikthyer në Superiore, pasi momentalisht mbajnë vendin e dytë në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu