Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Ekip i fortë”, Lewandowski përgatitet ndaj çdo skenari kundër Shqipërisë: Jam gati edhe për...

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekip i fortë”, Lewandowski përgatitet ndaj çdo
Robert Lewandowski

Polonia do të presë Kombëtaren shqiptare më 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Varshavë, do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë që në prag të këtij dueli, ka folur sulmuesi dhe legjenda e kombëtares polake, Robert Lewandowski. Në fjalën e tij, lideri i Polonisë dhe Barcelonës, ka treguar respekt maksimal për Kombëtaren shqiptare.

“E ardhmja? Ende nuk janë marrë vendime. Për penalltitë? Nëse nuk ke gjuajtur më parë, mund të ketë momente hezitimi. Jam gati, por ka raste kur është më mirë të zgjedhësh atë që është më e mira për ekipin. Shqipëria? Të shënosh edhe një gol është e mjaftueshme. Nuk do ta krahasoja këtë ndeshje me atë të fundit kundër tyre. Shqipëria është gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Ishte e vështirë jashtë fushe, por nuk ishte e lehtë në shtëpi. Shpresoj që të arrijmë në finalen e dytë”, tha Lewandowski.

Poll

Lexo gjithashtu