Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sherif KALLAKU nuk federohet, fantazisti lë "thatë" Partizanin para Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Sherif KALLAKU nuk federohet, fantazisti lë "thatë"

Sherif Kallaku ishte goditja më e bujshme e Partizanit deri më tani në këtë merkato dimri. Mesfushori i njohur përfundoi huazimin te Teuta dhe tashmë ka gjetur marrëveshjen me të kuqtë për të qenë pjesë e tyre deri në fund të sezonit. Ai është në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë ndeshjen e së dielës me të kuqtë. Edhe pse është dhënë drita jeshile nga kroatët, fillimisht duhet leje-kalimi për federimin e futbollistit me të kuqtë.

Një gjë e tillë s'mund të ndodhë aktualisht pasi ende nuk është hapur merkato në Kroaci. Në 18 janar nis periudha e hyrje-daljeve në shtetin kroat dhe vetëm atëherë Kallaku do të jetë gati për të kontribuar në fushë me Partizanin pasi do të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm.

Madje në ndeshjen stërvitore të zhvilluar në Durrës para disa ditësh, fantazisti ka qenë pjesë e ekipit të dytë dhe jo atij që pritet të luajë ndaj Egnatias. Kallaku shfaqet në skuadrën e Partizanit me fanelën e bardhë, ndërsa titullarët me gjasë do të jenë të njëjtë sikurse i vendoste ish-trajneri Ilir Daja. Kujtojmë që ndeshja Egnatia - Partizani është programuar të luhet të dielën në orën 13:45. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga