Para disa ditësh, trajneri i Brazilit Carlo Ancelotti, publikojë listën te “Seleçaos” për miqësoret para Kupës së Botës. Edhe pse u mendua se emri i sulmuesit Neymar do të ishte mes të ftuarëve, nuk ndodhi kështu.
Për këtë temë, Ancelotti e dha versionin e tij. Italiani ndër rreshta tha, se Neymar nuk është ende aty ku duhet, përsa i takon gjendjes fizike, ndërsa nuk e ka mbyllur derën për 34-vjeçarin, në lidhje me sesionin e radhës të listës dhe vendimtar për Kupën e Botës.
Vetë ylli brazilian, nuk e ka kaluar në “heshtje” këtë situatë. Po qarkullon masivisht video ku Neymar, teksa merr trajtim fizik në qendër fizoterapie, shikonte emrat e lojtarëve të grumbulluar nga “timonieri” i 5 herë kampionëve të Botës.
“Hej Ancelotti, po për mua?! Ne nuk u thirrëm. Jam i trishtuar, padyshim. Gjithmonë do të mbështes ekipin kombëtar, apo jo? Gjithçka është mirë…
Tani është koha të vazhdoni të punoni, të vazhdoni të përmirësoheni”, u shpreh Neymar në video. Botërori i kësaj vere, do të jetë i fundit me kombëtaren e tij, gjithmonë nëse merr ftesën e shumëpritur prej “DonCarlos”.
View this post on Instagram
