Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shensoj i zhgënjyer nga humbja: Patëm raste më shumë, Teuta shënoi me një episod

Shkruar nga NEWSPORT
Shensoj i zhgënjyer nga humbja: Patëm raste më shumë, Teuta

Bylis nuk arriti të shmangte humbjen përballë Teutës teksa u mposht 1-0 në Niko Dovana. Pas ndeshjes, trajneri Shensoj, foli për Oversport.

 

Jo vetëm barazim poor erdhëm për të fituar por nuk ia dolëm. Dy ndeshje me Vllazninë dhe Kastriotin morëm 6 pikë, ishim me vetëbesim dhe sot erdhën për të fituar por nuk ia dolëm. Urime Teutës për fitoren por ne krijuam raste pafund. Problemi ishte te realizimi, nuk arritëm të shënonim. Kemi punë shumë për të bërë. Duhet të vazhdojmë të përfaqësojmë lojë pozitive me mentalitet fitues.

Për filozofinë time unë luaj gjithmonë për të fituar. Ne krijuam më shumë raste se Teuta por ata shfrytëzuan një rast edhe shënuan me kokë. Ishte një dobësi nga Adili, Janku dhe Zguro të pësohet ai gol me kokë. Bylisi do vazhdojë të luajë me lojë të mirë e jo të mbyllet mbrapa.

Pikët janë të rëndësishme por filozofia është me lojë 90 minuta të dominuara.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga