Manovra spektakolare e Muslikës, duke "shtrirë" rivalin me tek lëvizje
Shqipëria U-17 mposhti 2 – 0 Letoninë U-17, ndeshje e mbajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, Tiranë. Takimi në fjalë vlejti në kuadrin e miqësores, ndërsa golat për kuqezinjtë mbajtën “firmën” Matjan dhe Kico.
Përtej rezultati dhe golave, ra në sy personaliteti i mesfushorit Armend Muslika. Lojtari i Tottenham U-18, dhuroi spektakël me tek lëvizje. Talenti kuqezi “mashtroi” bukur rivalin, teksa lojtari i Letonisë mbeti i shtrirë në fushë.
Gjatë këtij sezoni me Tottenham Spurs në Premier League U-18, Muslika numëron 11 gola dhe 4 asiste në 18 prezenca, statistika mbreslënëse për një mesfushor.
Poll
