Gjelbrim Taipi do jetë kapiteni i Kukësit në sezonin e ri futbollistik.
Mesfushori nga Tërnoci ka fituar simpatinë e të gjithëve, madje edhe atyre të stafit teknik. 28-vjeçari pjesë e Kukësit që prej vitit 2020 ka bërë që stafi teknik t'i besojë shiritin e kapitenit.
Eksperienca e madhe dhe sjellja brenda e jashtë fushe, si dhe paraqitjet pozitive me fanellën verilindore kanë bindur Kukësin për t'i besuar rolin e "trajnerit" në fushën e lojës.
"Gjelbrim Taipi është kapiteni i ri i skuadrës sonë. Mesfushori nga Tërnoci është përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë kapiteni i skuadrës për sezonin 2021-2022.
Eksperienca me klube të mëdha, sjellja brenda e jashtë fushe dhe paraqitjet me fanellën e Kukësit janë tregues se Taipi është i denjë për shiritin e kapitenit. Të priftë e mbara Kapiten Taipi!" shkruan Kukësi në rrjetet e saj sociale.
