
Tirana do të luajë ndaj Egnatias sfidën e javës së 11-të të “Abissnet Superiore”, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00. Një ndeshje që kampionët aktual kanë mundësinë të renditen të parët duke pasur parasysh edhe përballjen e vështirë të rivalëve të tyre të Partizanit, me këtë të fundit që sfidojnë Laçin të etur për pikë.
Në prag të përballjes me rrogozhinasit ka folur edhe trajneri Orges Shehi në një deklaratë për media, teksa ka theksuar se e ka përgatitur siç duhet këtë përballje për të siguruar kështu edhe fitoren. Ndër të tjera tekniku i kryeqytetasve ka deklaruar se ditën e nesër do të ketë edhe rrotacion në skuadër.
“Ne vijmë në këtë ndeshje me mentalitetin për të vlerësuar çdo skuadrës. Egnatia nuk është një skuadër surprizë, pasi është një ekip që lufton fort ndaj çdo kundërshtari. Kanë element mjaft cilësorë, pasi dhe në dy ndeshjet e fundit kanë marrë rezultate pozitive. Ne e kemi vlerësuar siç duhet edhe pse kemi pasur vetëm pak ditë në dispozicion dhe jemi munduar të rikuperojmë sa më shuëm enërgji fizike për të qenë nesër gati.
Kampionati ëhstë i gjatë, ne duhet të mësojmë nga ecuria jonë dhe nuk merremi fare me tjetër. Ecuria jonë nuk ka qenë si në kampionatin e kaluar edhe pse kemi vetëm 3 pikë më pak se vjet. Ne kërkojmë të kemi vazhdimësi, pasi në skuadër që ka vazhdimësi arrin të bëjë mirë dhe duhet të kemi mentalitet fituesi.
Mentaliteti i skuadrës? Nuk është çështje vetëm e mentalitetin, por ky i fundit është shumë i rëndësishëm, sepse nëse ti nuk ke një mentalitet fituesi, nuk je i gatshëm për të përballuar sfidat dhe për të vlerësuar situatën sepse dihet që në futboll situatatë ndryshojnë nga momenti në moment dhe të jemi gati.
Strategji për të mposhtur Egnatian? Kemi pasur pak ditë për të përgatitur këtë sfidë, pasi shuëm pak ditë na ndajnë nga ndeshja në ndeshje. Por gjithsesi ne e kemim studiuar kundërshtarin dhe e dimë se si vendoset dhe interpreton ndeshjen. Në bazë të këtyre elementëve ne mundohemi të ndërtojmë strategjinë tonë për të arritur te fiutorja.
Skuadra e njëjtë si ndaj Kukësit? Është një mënyrë e të interpretuarit te lojës sepse skuadrat ndryhojnë dhe ne duhet të jemi agresiv, te kemi intensitet. Ndaj Kukësit ne bëmë një interpretim të duhur të lojës dhe situatave të krijuara gjatë përballjes. Duhet të jemi të fokusuar dhe të luftojmë deri në fund.
Mungesat? Ndeshjet janë afër njëra-tjetrës. Në sfidën me Kukësin të 3-ja zëvendësimet i kishim të detyruara, në kushte të tjera mund të bënim më mirë nëse nuk do ishim të detyruar t’i zvënedësonim lojtarët. Nesër do të ketë rrotacion sepse është i nevojshëm, por pa prishur strukturën dhe të mënyrën e lojës.
Çfarë i mungon Tiranës për të pasur vazhdimësinë? Në futboll ka shumë situata që bëjmë që 3 pikët ndonjëherë të duken shumë pak. Të mos harrojmë se Tirana është e ndërtuar nga e para. Në formacion kemi 60% të lojtarëve të rinj që disa prej tyre kanë ardhur edhe pas Europës. Jemi të kënaqur me përformancën, kemi lojtarë me cilësi dhe në bazë të tyre duhet të kërkojmë edhe rezultatet pozitive. Vazhdimësia është thuajse e njëjtë, por është e rëndësishme se barometri i vitit të kaluar jemi po ne, nuk duam të krahasohemi me tjetër, sfidën e kemi me vetën”, ka deklaruar tekniku i bardhebluve.