
Tirana ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për derbin ndaj Partizanit ditën e sotme në orën 20:00 në Air Albania për javën e 15-të të Abissnet Superiore. Trajneri Shehi është munduar t’i bindë lojtarët e tij të hedhin pas atë humbje ndaj Teutës dhe të fokusohen 100% për ndeshjen e sotme.
Mungesat në mbrojtje kanë bërë që Shehi të azhornojë repartin e prapavijës. Tosevski është mungesa e sigurtë dhe vendin e tij deri tani e ka marrë Ismajlgeci por në derbi Shehi pritet të përdorë Bruno Lulajn i cili në derbin e fundit u largua me të kuqe. Behiratche rrezikonte gjithashtu por 22-vjeçari ia del të jetë gati.
Mesfusha dhe sulmi tashmë janë të fiksuara në formacionin e Tiranës me treshen Deliu, Aleksi dhe Kallaku që do të mbështesin sulmuesit Hasani, Patrick dhe Xhixha. Pesha e sulmit i besohet Redon Xhixhës për të ndëshkuar Partizanin por bardheblutë kanë gjetur edhe një tjetër armë të fortë, brazilianin Patrick i cili po shënon rregullisht duke qenë në një formë shumë të mirë.
Tirana (4-3-3) – Bekaj; Lulaj, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi, Kallaku; Hasani, Patrick, Xhixha
Trajner: Orges Shehi