Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shaqiri optimist për Europianin

Shkruar nga NEWSPORT
Shaqiri optimist për Europianin

Shaqiri shfaqet optimist para Europianit. Shqiptari që luan për Kombëtaren e Zvicrës, shprehet se Greqia kampione e Europës në vitin 2004 dhe Danimarka më 1992, e bën atë të besojë, se Helvetët mund të jenë surpriza e këtij europiani. Shtatshkurtri shqiptar u shpreh se ai dhe shokët e tij janë të bindur se do të bëjnë mirë në këtë kompeticion.

“Ndihem në formë të mirë fizike. Besoj se Zvicra mund të shkojë më larg nga çka mund ta kenë parashikuar njerëzit. Në të kaluarën dy skuadra jo me shumë emër siç janë Greqia dhe Danimarka, kanë arritur të dalin triumfues nga ky kompeticion. Nuk them se ne do të dalim kampion, por jemi një skuadër e cila nuk duhet nën vlerësuar”.Më tej Shaqiri flet dhe për rivalët e tij në grup. Sulmuesi shmangu komentet për Kombëtaren e Shqipërisë dhe foli vetëm për favoritët e këtij edicioni, Francën. Sipas tij Gjelat janë favorit për të marrë kryesimin e grupit, por shton se Zvicra do të bëjë maksimumin që të kalojë bashkë me gjelat.

“Është një grup i vështirë, nga ku sigurisht që Franca është favorite për të marrë kreun e grupit. Pavarësisht kësaj një gjë është e sigurt, se skuadra ime do të kalojë më tej, e para ose jo këtë nuk di ta them.”

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga