Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shans i artë për "Demat e Kuq", ndaj Skënderbeut mund të evitojnë "divorcin" e parakoshëm dhe gjobën e majme

Shkruar nga NEWSPORT
Shans i artë për "Demat e Kuq", ndaj Skënderbeut mund

Sot, në orën 17:00, Partizani do të presë në "Selman Stërmasi" Skënderbeun për të luajtur takimin e javës së 12-të të kampionatit në Superligë.

Fitorja e Partizanit ndaj Skënderbeut nuk do të ishte thjesht një ndeshje për ngritjen e moralit të lojtarëve të kuq, por një mundësi më shumë për tu treguar drejtuesve të klubit vlerat e tyre dhe për të evituar më të keqen, "divorcin" e parakoshëm me klubin.

Ndër të tjera, do të ishte një mundësi e mirë për të evituar gjobën e majme prej 4 mijë eurosh për çdo lojtar, përcaktuar pak ditë më parë, në rast se ekipi nuk do të grumbullonte 7 pikë në tre ndeshje.

Tre pikë tashmë i kanë siguruar, fitorja ditën e sotme do të ishte një hap i madh për të kuqtë, të cilët do të shkonin në kuotën e 6 pikëve në dy ndeshje, duke shkuar më të qetë në takimin e radhës, ku në teori, objektiv do të kenë vetëm 1 pikë për të marrë për të plotësuar objektivat e përcaktuara nga klubi dhe për të evituar të gjitha dënimet e mundshme, konfirmuara pak ditë më parë nga drejtuesite e Partizanit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga