
Kombëtarja shqiptare e U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Bullgarinë U-21. Për këtë sfidë trajneri Alban Bushi ka shpallur lojtarët që do të ketë të gatshëm.
Ditën e sotme timoneiri i Shpresave doli në konferencën për shtyp, ku foli për të grumbulluarit dhe çfarë synon nga ky duel. ndër të tjera theksoi se futbollistë me kualitet tashmë janë në listën e Sylvinhos.
Të grumbulluarit? "Janë 8 lojtarë që vijnë nga kampionati shqiptar. Kishim një plan për të marrë lojtarë të tjerë, por kemi kohë që i shohim këta që kemi marrë. Janë lojtarë të perspektivës. Janë lojtarë të mirë dhe të rinj.
Alivoda dhe Preka? Mungesa për arsye teknike. Do provojmë disa lojtarë të tjerë të rinj. Të jesh trajneri i kombëtares U21, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të bësh plane se kush lojtar të duhet më shumë e kush më pak. Mendoj se pavarësisht të gjthave ne do të bëjmë mirë. Ndja Bulgarisë është një test i mirë përpara ndeshjeve zyrtare. Kjo ndeshje do na vlejë shumë. Do të doja të mos kisha mungesa, por jam i bindur se edhe lojtarët janë të grumbulluar do të bëjnë mirë.
Sylvinho dhe çfarë ka ndryshuar te skuadrat zinxhir? Ne kemi qenë vazhdimsiht në kontakt me trajneri e ekipit A, por edhe me trajnerët e tjerë. Kemi diskutuar për lojtarët që na duhen . 90% e ekipit A është me të rinj dhe që kanë dalë nga moshat. Ne tashmë fokusin e kemi t’i rrisim vetë dhe jot i marrim nga jashtë kufijve.
Lojtarët që ka marrë kombëtarja A? Janë lojtarë shumë të aftë, mund të cilësojmë Bajramin që është një alternativë e fortë. Në kemi lojtarë shumë të mirë. Adrion Pajaziti është lojtar me vlera të mëdha dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e jona ashtu si disa të tjerë".