Marash Kumbulla mori një dëmtim të rëndë në sfidën ndaj Milan në funjavë, teksa u desht të linte fushën e lojës që në minutën e 15-të të pjesës së parë. Një këputje e ligamentit e ka detyruar mbrojtësin shqiptar të mbyllë para kohe këtë sezon.
Sigurisht për këtë dëmtim ka reaguar në rrjetet sociale edhe 23-vjeçari, ku ka theksuar se ky nuk ishte sezoni i tij më i mirë, por gjithashtu u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Ndër të tjera Kumbulla ka theksuar se tashmë do të punojë që të ritkhehet edhe më i fortë.
“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar situatën në të cilën ndodhem. Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për një sportist. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë që të shërohem dhe të jem në gjendje të luaj përsëri. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t'u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj.
Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe u ruoj fat të mirë shokëve të mi dhe të gjithë skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Nuk ka mbaruar ende. Forca Roma!", ka shkruar lojtari kuqezi në rrjetet sociale.
[caption id="attachment_690656" align="alignnone" width="292"] Postimi i Marash Kumbulles[/caption]