Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Serbia ekip me individualitet”, tekniku shqiptar krenohet me Shaqirin: Lojtar i rrallë që ka luajtur 4 botërore

Shkruar nga NEWSPORT
“Serbia ekip me individualitet”, tekniku shqiptar krenohet me

Zvicra “shkelmoi” jashtë Kupës së Botës Serbinë duke e mundur me një përmbysje fantastike. Takimi i mbyllur me shifrat 2-3, dhuroi për 90 minuta shumë emocione dhe grintë nga dyshja e shqiptarëve. Shaqiri arriti të realizonte golin e parë e ndërsa Xhaka nuk i fshehu emocionet atdhetare, ku shpeshherë u përplas ashpër me serbët.

I ftuar në emisionin sportiv “Qatar N’24”  ishte tekniku Shpëtim Duro, i cili u shfaq tepër i kënaqur me performancën e shqiptarëve. Gjithashtu u ndal në paraqitjen e Shaqirit duke treguar se sa krenar ndihet nga shqiptari i Zvicrës.

Prononcimi:

 “Jemi krenar me Shaqirin. Është një nga lojtarët e rrallë që ka luajtur 4 botërore. Shaqiri gëzon formë fantasike, fat i keq që nuk luajti në ndeshjen e dytë. Zvicra është skuadër me kompakte, Serbia jo. Helvetët patën edhe mungesa. Për Serbinë mund të them është se ekip me shumë individualitete dhe pika të forta. Nuk funksionon si skuadër, të paktën në bazë të repartit defansiv. U panë te golat që pësoi Serbia.

Po të shikosh golin e parë, ka ardhur nga krosimi i Rodriguez. Xhaka është një pikë e fortë e skuadrës, ka një mënyrë të luajturi për t’u vlerësuar. Xhaka nuk është rastësisht kapiten i Arsenalit”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga