Taulant Seferi në "Analizë Kuq e Zi":
Ukraina? Situata nuk është aspak e mirë në Ukrainë pasi këto që po ndodhin na prekin dhe ne por shpresoj shumë që të kaloj çdo gjë pa probleme dhe të jemi të gjithë mirë.
Goli? Jam i lumtur për golin, pasi në vend të huaj do kohë të përshtatesh, ekipi është shumë cilësor dhe e ka tregu këtë. Ne kemi mbi 10 lojtar të rinj dhe kemi dashur pak kohë për të arritur aty ku duhej. Shyqyr zotit goli erdhi pasi unë kam luatur çdo ndeshje dhe trajneri më ka besu që nga momenti që kam ardh, jam i lumtur se asisti i Tolit dhe goli im sollën fitoren.
Krahasimi me “Abissnet Superiore”? Me thanë të drejtën nuk ka shumë duele në Shqipëri, këtu ka shumë duele dhe ka përplasje fizike. Sa i përket aftësive dhe nga ana teknike nuk është se ka ndonjë ndryshim.
Përshtatja? Unë mendoj që jam përshtat sepse më pëlqejnë duelet e forta dhe ky kampionat. Besoj që po e kuptoj se çfarë do trajneri për të dhënë 100%, dhe kam nisur të kuptoj dhe shokët. Ngadal po adaptohemi të gjithë me njëri tjetrin dhe rezultatet po vijnë.
Shorti? Si futbollist nuk e quaj asnjëherë short të lehtë por unë shikoj dhe besoj që ekipi që ne kemi mund të bëjmë historinë. Në ndeshjet që do të kemi duhet të japim çdo gjë për ta arrit
Xhixha? E kam ndjekur dhe ka qenë në superformë, shpresoj të luaj kështu mirë. E kam lënë dhe këtë vit Xhixhën, për të nxjerr kampion Tiranën dhe unë e besoj. Mu pas mundësi e kisha marr që tani me vete Xhixhën, por them sepse ai ka aftësi shumë të mira dhe uroj ta shikoj në europë.