Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përfundon seanca gjyqësore në CAS, Partizani njofton datën e vendimit final

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka zhvilluar sot gjyqin mbrojtës në CAS për çështjen "Çinari". Nëpërmjet komunikimit online për shkak të pandemisë, të kuqtë janë mbrojtur lidhur me vendimin e lënies në fuqi të dënimit me bllokimin e dy sesioneve të merkatos dhe gjobën me 83 mijë euro.

Sipas klubit të kuq vendimi do të dalë në fund të këtij muaji, me të kuqtë që janë mbrojtur nga një zyrë avokatie e njohur. CAS ka dëgjuar palët dhe dëshmitarët, teksa Partizani ka paraqitur pretendimet. (LEXO - ÇESHTJA ÇINARI)

Njoftimi i klubit:

Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.

FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte.

Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë . Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga