Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kampionati i vajzave/ Spikat supersfida Apolonia – Gramshi, java e 13-të premton ndeshje të forta

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati i vajzave/ Spikat supersfida Apolonia – Gramshi, java e
Kampionati i vajzave

Java e 13-të e kampionatit të vajzave do të zhvillohet në tre ditë, më 21, 22 dhe 23 mars, duke premtuar sfida tërheqëse dhe me ndikim në renditjen e përgjithshme.

Në qendër të ndeshjeve të kësaj jave është përballja mes Apolonisë dhe Gramshit, dy skuadra që vijnë pas fitoreve në javën paraardhëse dhe ndajnë të njëjtin kuotë pikësh në klasifikim. Një duel i drejtpërdrejtë që pritet të jetë i luftuar dhe vendimtar për ecurinë e mëtejshme të sezonit. Takimi do të zhvillohet më 22 mars, në orën 14:00, në Fier.

Ndërkohë, java nis me sfidën Kinostudio – Vllaznia, të shtunën në orën 10:00, ku skuadra shkodrane paraqitet si favorite. Po të dielën, Egnatia pret Atletik Klub në orën 16:00, ndërsa java mbyllet me përballjen Lushnja – Partizani, e programuar për t’u luajtur më 23 mars në orën 12:00.

Java 13

Kinostudio – Vllaznia, 21 mars, ora 10:00

Apolonia – Gramshi, 22 mars, ora 14:00

Egnatia – Atletik Klub, 22 mars, ora 16:00

Lushnja – Partizani, 23 mars, ora 12:00

Poll

Lexo gjithashtu