Tirana është duke u kolauduar para nisjes së sezonit. Kampionët e vendit e nisin Superligën të premte në transfertë me Kukësin (17:00), ndërsa kanë bërë disa përforcime.
Largimi i Totre dhe Tolit ka bërë që bardheblutë të shohin nga merkato, ndërsa me ekipin është bashkuar Louka Aymar nga Saint-Etienne B.
21 vjeçari francez luan në krahun e djathtë të mesit të fushës, teksa është produkt i klubit të Ligue 1. Prej 2020, Aymar ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Saint-Etienne, teksa provon një aventurë të re, ketë herë me kampionët e Shqipërisë.
Pas sulmuesit brazilian de Souza, që pritet të zëvendësojë Seferin (ende në dyshin e ardhmja), Tirana duket se ka gjetur edhe një mesfushor.

Poll