Kosovë - Turqi
FIFA ka përcaktuar arbitrin e ndeshjes Kosovë – Turqi, duke ia besuar anglezit Michael Oliver. 41-vjeçari ka “CV” të pasur, teksa rezulton arbitri më i ri që ka “shkelur” në Premier League, konkretisht vetëm 25 vjeç.
Ai konsiderohet me personalitet në vendimet që jep dhe nuk lë shumë vend për diskutime me lojtarët. Megjithatë, jo i pëlqyer nga të gjithë tifozët.
Në vitin 2018-të, Oliver ishte protagonist në ndeshjen Real Madrid – Juventus, (11 prill) teksa arbitri anglez akordoi një penallti të dyshimtë për “Galatikët” në minutat e fundit, e ku rezultojë “fatale” te ekipi italin, eliminim prej Champion League, çerekfinale.
Poll
