
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me një personazh të njohur të futbollit shqiptar, Zekireja Ramadani, ish-trajneri i Flamurtarit në vitin 2016-të. "Numri 1" i klubit verilindor ka qëndruar për gati 40 minuta me trajnerin, ku kanë diskutuar disa nga detajet për konfirmimin e Ramadanit në krye të pankinës së Kukësit.
Edhe pse kandidatët janë të shumtë në numër, ish-trajneri i Flamurtarit shihet si kandidatura më e mundshme për konkretizimin e një marrëveshjeje, e cila pritet të bëhet publike ditën e mërkurë.
Trajneri në fjalë e njeh mirë Superligën shqiptare pas kohë më parë ka drejtuar një prej klubeve të Superiores, kjo ka "ngrohur" më shumë Gjicin i cili e sheh Ramadanin si kandidatin e mundshëm për të zëvendësuar serbin, Mladen Milinkoviç.
[gallery columns="1" size="full" ids="185934"]