
Suksesi që skuadra verilindore ka arritur ndaj Partizanit në javën e 20-të të kampionatit, ka bërë që në Kukës të krijohet një atmosferë pozitive, aq sa presidenti i klubit, Safet Gjici të harrojë gjithçka dhe të hapë "thesin".
Mësohet se ekipi i Kukësit ka marrë rrogat e janarit dhe një shpërbilm të majm për fitoren ndaj të kuqve, gje e cila ka gëzuar lojtarët dhe në të njëjtën kohë i ka motivuar këta të fundit për sfidën e radhës që luajnë në shtëpi ndaj Laçit.
Nuk dihet se sa ka qenë premioja që Gjici ka dhënë për fitoren ndaj Partizanit, por diçka është e sigurt, futbollistët tashmë kanë një arsye më shumë për të arritur një tjertër sukses ditën e shtunë, aq më shumë që takimi luhet në shtëpi.