Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ruhet” tradita, 4 ndeshjet e para dhe në Abissnet Superiore ka 2 shkarkime

Shkruar nga NEWSPORT
“Ruhet” tradita, 4 ndeshjet e para dhe në Abissnet Superiore ka

Nëse duhet të njihesh me futbollin shqiptar atëherë duhet të kuptosh që nuk duhet të mësohesh me fytyra të njëjta në një pankinë për një kohë të gjatë. Një traditë e presidentëve shqiptar që preferojnë të reagojnë shpejt dhe të mos presin.

I pari i shkarkuar nga detyra është trajneri i Teutës, Renato Arapi. Fillimi i këtij sezoni u parashikua pak a shumë nga tekniku, i cili para nisjes së kampionatit u shpreh se me merkaton e bërë nga Teuta, objektivat do të ishin minimal. Pas 3 javëve të para, Teuta e Arapit mori vetëm 2 pikë në 3 ndeshje dhe kjo bëri që të vinte shkarkimi i teknikut durrsak. Vendin e tij tashmë e ka marrë Bledi Shkëmbi.

I rradhës ishte i pritshëm. Kukësi njoftoi ditën e djeshme largimin e trajnerit Skënder Gega nga verilindorët pasi Kukësi i tij ndodhej në vendin e fundit me vetëm 2 pikë në 4 ndeshje. Presidenti i nderit, Safet Gjici rikthehet të ruajë traditën e largimeve të trajnerëve parakohe te Kukësi pas tentativës për t’i besuar deri në fund trajnerit Longo vitin e kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga