RTSH-ja zgjedh sërish, një ndeshje falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Tiranës prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin e Erzenin, por për shkak të pauzëës së kombëtares, bardheblutë kanë menduar të zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e sotme.
Në orën 15:30 kampionët do të zbresin në fushën e lojës dhe do të përballen me Vorën. Ky takim do t’i shërbeje Orges Shehit të shikojë edhe gjendjen e lojtarëve.
Ndërkohë RTSH-ja ka vendosur të suprizojë sërish tifozët, teksa do të transmetojë falas këtë përballje. Në RTSH 2 do të vijë drejtpërdrejt ky takim.