
Kristiano Ronaldo rrëfen për mediat se mezi e ka pritur këtë moment, që të luajë sërisht një finale. Portugalia luan të dielen kundër Francës. Finalja do të jetë e dyta për kapitenin portugez, pas asaj të vitit 2004 që humbën me Greqinë. Ronaldo është shprehur se ai dhe shokët e tij të skuadrës besojnë te fitorja në ndeshjen me Francën, dhe i kanë të gjitha shanset për ta fituar atë.
‘’Kjo është diçka që unë e kam ëndërruar gjithmonë. Do të ishte një mundësi e madhe për mua të fitoja diçka me Portugalinë. Unë besoj, miqtë e mijë besojnë dhe gjithë portugezët që na mbështesin po ashtu. Në këtë finale mund të ndodhë gjithçka sepse kemi përballë një ekip të madh. Pavarësisht se Franca është një ekip i madh, nuk do ta kenë të lehtë për të na mundur’’, është shprehur Ronaldo.
Finalja do të jetë dhe një test për vetë Ronaldon, nëse ai arrin të bëjë mirë do të shpallet padyshim lojtari më i mirë i botës.