
Cristiano Ronaldo ka folur për “Topin e Artë”, ku ka thënë që nuk është i fiksuar pas tij. Ylli i Real Madridit ka shumë mundësi për të fituar këtë edicion këtë trofe të rëndësishëm, por ai është shprehur që për momentin po shijon triumfin e Portugalisë, megjithëse ky Europian mund ta ndihmojë për t’ia dalë mbanë.
“Kjo fitore do të më ndihmojë, por unë nuk jam i fiksuar pas tij”, tha Ronaldo për mediat portugeze.
Duhet të kujtojmë se Ronaldo përveç Euro 2016, ka arritur të triumfojë edhe me Real Madridin në Champions League, ndërkohë ka mundësi që të fitojë edhe dy trofe të tjerë, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klube.
Poll