Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rivalët e kryeqytetit ofertë Florjan Përgjonit, Tirana kërkon në shkëmbim zëvendësuesin e Selmanit

Shkruar nga NEWSPORT

Florjan Përgjoni mund të ketë ditët e fundit te Tirana, pasi për lojtarin ka interesime nga Azerbajxhani, Turqia, Lindja e Mesme dhe Dinamo. Pikërisht kjo e fundit bëhet me dije nga shtypi i shkruar se ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e majtë të bardhebluve.

Përgjoni pëlqehet nga trajneri Di Biagio, me këtë të fundit që e shikon të domosdoshëm për formacionin e “Nëndetëses” në këtë sezon dhe ka kërkuar shërbimet e tij. Nga krahu tjetër Tirana do të mund të linte të lirë lojtarin për një arsye të thjeshtë.

Në këmbim nga Dinamo kërkon portierin Edmir Sali. Transferimi i Bekim Rexhepit te Blutë ka ulur ndjeshëm minutat për Salin, i cili sezonin e kaluar e mbylli si titullar me Kastriotin. Nga ana tjetër te bardhebluë duan një zëvendësues për Gentian Selamnin, i cili ëhstë dëmtuar dhe do të mungojë gjatë. Në këto kushte Sali do të ishte një alternativë e duhur pëër t’i besuar portën në këtë sezon.

Gjithësesi Tirana do të kërkonte Salin dhe para cash për të lënë të lirë Përgjonin. Siç duket në këto ditë të fundit të merkatos do të ketë lëvizje brenda kryeqytetit mes ekipeve rivale.

[caption id="attachment_704060" align="alignnone" width="1440"]Edmir Sali/ © Credits facebook.com/fkdinamo.tirana Edmir Sali/ © Credits facebook.com/fkdinamo.tirana[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga