Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Riluajtja e Egnatia – Partizani dhe 4 sfidat e javës 13-të, zbulohet AXHENDA e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshjet e kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë i gjithë fokusi do të kthehet tek sfidat e “Abissnet Superiore”. Skuadrat do të zbresin në fushë të enjten dhe të premten  për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 13-të.

Gjithçka do të startojë me duelin mes Egnatias dhe Partizanit, që do të luhet ditën e enjte në orën 13:30. Kjo përballje do të rinisë nga minuta e 24-të, pasi u ndërpre për shkak të tragjedisë Raphael Dëamena. Dy ekipet do të vihen sërish përballë njëra – tjetrës për të kërkuar edhe pikët e kësaj jave.

Po të enjten do të luhen edhe takimet mes Tiranës dhe Kukësit dhe Dinamos dhe Erzenit. Bardheblutë dhe verilindorët do të përplasin “brirët” në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 13:30, ndërsa në “Niko Dovana” luftojnë për 3 pikët Dinamo dhe Erzeni duke nisur që na ora 17:00.

Dy përballjet e tjera do të luhen të premten në të njëjtin orar, 17:00. Vllaznia dhe Laçi sfidohen në “Loro Boriçi”, ndërsa paralelisht edhe në Korçë luftohet për 3 pikët, teksa Skënderbeu dhe Teuta kërkojnë të shkelmojnë krizën në të cilën ndodhen prej disa javësh.

[caption id="attachment_713028" align="alignnone" width="520"]Ndeshjet e javes se 13-te Ndeshjet e javes se 13-te[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga