Pas një viti në Kategorinë e Parë, Dinamo arriti të siguronte ngjitje në Superligë dhe tashmë dinamovitët kanë nisur punën të ndërtojnë një skuadër kompetitive që nuk do të llogarisë më mbijetesën por të synojë objektiva si Europa apo pse jo edhe titulli kampion..
Skuadra kryeqytetase ka bërë tashmë zyrtarishtë “goditjen” e parë në merkato dhe quhet Albion Marku. Mbrojtësi i krahut u ble në merkaton e verës nga Lokomtiva e Zagrebit dhe u huazua tek Teuta pasi blutë ishin një kategori më poshtë.
[caption id="attachment_691251" align="alignnone" width="300"] Albion Marku[/caption]
22-vjeçari do jetë një “aset” i shtuar krahun e djatë të mbrojtjes për skuadrën. Ish-lojtari Partizanit këtë sezon me “Djemt e Detit” ka zhvilluar 29 ndeshje duke qenë kështë një lider i padiskushëm.
Minutazhi dhe eksperienca e mëparshme e bën djalin nga Rrësheni që të jetë i ambjentuar mjaft mirë me kampionatin shqiptarë dhe të jetë i gatshëm për sfida ku presioni është më i madh.