Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Rosi, rikthimi i luftëtarit të munguar

Shkruar nga NEWSPORT
De Rosi, rikthimi i luftëtarit të munguar

Në mes të prillit Markizio u dëmtua rëndë dhe do të mungonte në Francë. Më pas erdhi edhe lajmi për mungesën e Marko Verratit. Antonio Konte mendoi për shumë zgjidhje të tjera në mesfushë, por nuk ishte i bindur, sepse Pirlo e kishte ulur shumë ritmin në Amerikë. Alternativa bindëse nuk kishte dhe trajneri i Italisë mendoi të tharrësë sërish “plakushët”, Montolivon (i dëmtuar edhe ai), Motën dhe De Rosin. Këtij të fundit i është drejtuar pak a shumë kështu: “Daniele, kam nevojë për ty. Por, nëse nuk arrin parametrat e duhur fizikë, nuk bëhet gjë. Do të ishte mëkat, sepse do të jepja “çelësat” e Italisë sime”. Dhe ja ku është rikthyer De Rosi i mëparshëm, ai luftëtari i zakonshëm i Italisë. I gatshëm është edhe Zhorzhinjo, por intrigon pak, kurse për De Rosin duket se është vërtet një çështje krenarie. Në orën 15:00, kundër Suedisë, De Rosi do të jetë në qendër të mesfushë së Italisë.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga