Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Më keq se kaq nuk kishte ku shkonte” Dejvi Bregu tregon të “vërtetën” te ekipi kryeqytetas: Të gjithë kemi folur për të nxjerrë skuadrën nga momenti i vështirë  

Shkruar nga NEWSPORT
“Më keq se kaq nuk kishte ku shkonte” Dejvi Bregu tregon
Dejvi Bregu

Sulmuesi i krahut te Dinamo Dejvi Bregu, ishte protagonist në fitoren 4 – 1 kundër Elbasanit, e përkthyer me dopietë. Vlonjati u vlerësua me trofeun “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa foli për mediat pas ndeshjes:

“Më e rëndësishme fitore. Jemi fajtorë të gjithë për rezultatet negative kohët e fundit. Më keq se kaq nuk kishte ku shkonte. Të gjithë bashkë kemi folur për të nxjerr ekipin. Të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e radhës.

Gjithmonë ka vend për përmirësim, pavarësisht golave. Asiste nga unë vijnë më shumë kur unë luaj si ‘10’. Jo se nuk kam fuqi, por ka ndikuar edhe ana psikologjike në ekip.

E mira është të furnizojë sulmuesët. Kemi lojtarë tipik që mund të shkojnë të goli. Presori ma ka thënë që mos të shkojë shumë poshtë, teksa Vila dhe Malomo më kanë ndihmuar”.  

Poll

Lexo gjithashtu