Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Moment i vështirë, por do e kalojmë”, Ivan Gvozdenovic ende ka dilema: Për mua nuk ishte penallti, s’duhet ta kisha pranuar trofeun në fillim

Shkruar nga NEWSPORT
“Moment i vështirë, por do e kalojmë”, Ivan
Ivan Gvozdenovic

Vlerësimi me çmimin “Trajneri i Muajt”, duket se nuk i solli fat trajnerit Ivan Gvozdenovic, teksa Elbasani i tij u mposht keq nga Dinamo në “Air Albania”, 1 – 4. “Timonieri” i verdhebluve dha versionin e tij që ndikuan në disfatë, ndërsa zbresin në vendin e 3-të të tabelës:

“Jam shuëm i mërzitur, moment i vështirë, por do kalojë. Të mendojmë për ndeshjen e radhës. Nëse i kemi të gjithë lojtarët gati, është plus, por në situatën aktuale jemi minus.

Gjithsesi, nuk dua alibi. Do provojmë, të bëjmë më të mirën. Kemi 5-6 mungesa të rëndësishme, kjo dihet. Do provojmë të japim gjithçka me ata lojtarë që ne kemi në dispozicion. Në pjesën e parë, mund ta kishim mbyllur 1 – 0. Penalltia e Dinamos ishte shumë e diskutueshme.

Mund ta kishim dërguar në këtë fraksion loje edhe 2 – 0. Ky është futbolli, episodik. Dinamo ka shumë cilësi, nuk është e lehtë kundër tyre. Mund të them se sot ishim disi me pak fat. Nuk mund të fitosh vetëm me presion ultra-ofensiv.

Fitohet edhe me bllok. Për penalltinë, mendoj se nuk ishte e tillë. Tranzicioni pozitiv ka dy element, para finalizimi i shpejtë ose ulja e shpejtësisë dhe saktësia në pasim.

Ishim shumë mirë në tranzicion përgjatë 20 minutave të para. Lajthia ishte shumë mirë në krahun e djathtë, marrë në konsideratë që kishte përballë Nezirin. Jam supersticioz, duhet ta kisha pranuar trofeun për ‘Trajneri e Muajt’ pas ndeshjes”.     

Poll

Lexo gjithashtu