Rey Manaj është rikthimi i madh në Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi mori ftesën e trajnerit Sylvinho për dy miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë. S’kishte si të mungontë një ftesë e merituar nga ai në fushën e lojës duke shënuar plot 19 gola këtë sezon me Sivasspor.
Duke qenë se është i pezulluar me kartona për ndeshjen e rradhës të nesërmen, sulmuesi ka marrë leje nga klubi për t’u larguar një ditë më herët se shokët e ekipit. Pas kësaj fundjave, të gjitha kampionatet ndalen për t’i lënë hapësirë Kombëtareve.
Manaj është nisur menjëherë drejt Italisë, aty ku Shqipëria do të luajë testin e parë ndaj Kilit, në Parma. Më 18 mars do të nisë grumbullimi i parë i kuqezinjve dhe më 22 mars do të luhet sfida ndaj amerikano-latinëve.
Hera e fundit që Manaj veshi fanellën e Kombëtares ishte më 29 mars të vitit 2022 në miqësoren pa gola ndaj Gjeorgjisë.