
Ish-futbollisti i Milanit, Pippo Inzaghi do të jetë trajneri i ri i ekipit të Bolonjës në Seria A. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, por ende nuk është zyrtarizuar.
Inzaghi ishte në garë me Leonardo Simplici, trajneri aktual i SPAL, por drejtuesit zgjodhën Pippon. Ish-futbollisti pritet të zyrtarizohet te Bolonja, pas ndeshjeve të "play-off" për në Serinë B.
Poll