Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehen nesër emocionet e Kupës së Shqipërisë, ekipet "dhëmb për dhëmb" për kualifikimin (SFIDAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT

Kupa e Shqipërisë 2023/2024 do të rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjet e fazës së 1/8-ave. Të tetë takimet do të luhen në një ditë dhe ndeshjet do të nisin në orën 13:00 dhe 17:00.

Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023. Të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim dhe skuadrat që do të kualifikohen për në çerekfinale do të vendosen të mërkurën.

Në orën 13:00 do të luhen gjashtë takime. Kryesuesit e “Abissnet Superiore”, Egnatia do të përballen me Lushnjen. Ndërsa Partizani në fazën e 1/8-ave do të përballet me Apoloninë.

Tirana në këtë fazë ka si kundërshtarë Korabin, ndërsa një takim i fortë është ai mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore”, Laçi – Dinamo.

Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfida të tjera që premtojnë spektakël, Kukësi – Elbasani dhe Erzeni – Bylisi.

Dy sfidat e tjera të Kupës së Shqipërisë do të startojnë në orën 17:00.

Vllaznia do të përballet me Flamurtarin dhe në orën 17:00 do të luhet edhe një tjetër takim shumë i fortë mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore”, Teuta – Skënderbeu.

Tre ndeshje të Kupës së Shqipërisë, Partizani – Apolonia, Laçi – Dinamo City dhe Teuta – Skënderbeu do të transmetohen live në kanalet MCN TV dhe MCN 24.

[caption id="attachment_720500" align="alignnone" width="1125"]Sfidat e Kupes se Shqiperise Sfidat e Kupes se Shqiperise[/caption]

[caption id="attachment_720501" align="alignnone" width="900"]Ndeshjet qe do te transmetohen ne MCN Ndeshjet qe do te transmetohen ne MCN[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga