Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthehen dënimet në futbollin shqiptar, mësoni vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthehen dënimet në futbollin shqiptar, mësoni vendimet e plota

Në mungesë të kampionateve kryesore, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka pasur nën mbikqyrje të plotë futbollin e moshave. Tre lojtarë dhe një zyrtarë janë dënuar për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes ndërsa janë pranuar dy kërkesa për falje dënimesh.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 01.12.2022:

  1. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Oresti Rifa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Orsi Argeja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Partizani U-19, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Elio Dervishaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Pranimin e kërkesës së lojtarit të S Përmeti, Klaudio Hoxha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  6. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të S Përmeti, Ardit Gjikola, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga