
Kategoria e Parë: Java e 27-të
Ndeshjet: Janë mbyllur 5 sfidat e Kategorisë së Parë të orën 14:00. Janë shënuar 13 gola gjatë 90-të minutave të këtyre sfidave.
Bylisi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-0 Kastriotin. Kështu ballshiotët rimarrin përkohësisht vendin e parë Elbasanit, që do të luajë me Lushnjen në orën 19:00.
Fitore mori edhe Korabi në transfertë ndaj Vorës. Dibranët përmbysën shifrat 1-0 në 3-2 dhe marrin një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për zonën “Play – Off”. 4-1 ka triumfuar edhe Besa ndaj Tomorit.
Luzi dhe Burreli janë ndarë në barazim 1-1 mes tyre, ndërkohë Flamurtari dhe Apolonia janë ndarë në “paqe” me ekipet që nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës.
VORA – KORABI 2 – 3 (Prenga 27', Avdiu 90'/ Reçi 50',H.Marku 53', Shehu 67')
Formacionet zyrtare:
Vora: Jata, Shani, Prengaj, Raboshta, Pedro Gaio, Imami, Ntepe, Avdiu, Jakupi, Thana, Meta.
Korabi: Qyrani, Xhafa, Mziu, H.Marku, T.Marku, Sina, Tershalla, Cema, Geci, Shehu, Hasaj.
Shikoni GOLIN e Prengas
Shikoni GOLIN e Reçit
Shikoni GOLIN e H.Markut
Shikoni GOLIN e Shehut
Shikoni GOLIN e Avdiut
FLAMURTARI – APOLONIA 0 – 0
Formacionet zyrtare:
Flamurtari: Kaloshi, Deliaj, Olivier, Shkurtaj, Ramadani, Frasheri, Vitija, Lleshi, Sidibe, Krivicic, Dalanaj.
Apolonia: Haziraj, Asllanaj, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Rakipaj, Repaj, Bejzade, Francis, Maksuti, Umejiego.
BYLIS – KASTRIOTI 2 – 0 (Emini 20', Macolli 45')
LUZI - BURRELI 1 – 1 (Balla 61'/ Kastrati 27')
TOMORI – BESA 1 - 4 (Oshafi 61'/ Ba 5', Spahiu 14', Shurdhiqi 74', Reçica 86')