Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rey Manaj drejt Spanjës? E konfirmojnë mediet e huaja

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj drejt Spanjës? E konfirmojnë mediet e huaja

Rey Manaj u transferua në këtë sezon futbollistik te Pescara. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është aktivizuar në 12 takime dhe ka arritur të shënojë 2 gola. Forma e treguar nga 19-vjeçari ka bërë që shumë ekipe të interesohen për shërbimet e tij. Së fundmi skuadra e Las Palmas ka shfaqur interes për shqiptarin dhe sipas medieve spanjolle kanë nisur bisedimet.

Bëhet fjalë për një kontratë 6 mujore, ku Manaj do të luajë i huazuar në kampionatin spanjoll. Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Në orët e ardhshme priten zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt, nëse do të qëndrojë te Pescara, apo do të huazohet për 6 muajt e ardhshëm te Las Palmas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga