Nico Rosberg arriti të siguronte vendin e dytë në pistën Silverstone në Çmimin e Madh të Britanisë, por tashmë ai e ka humbur këtë vend, pasi është dënuar me 10 sekonda sipas FA. Rosberg mori një ndihmë nga ekipi në bokse, ndërsa kjo i kushton që të humbasë disa pikë në renditjen e përgjithshme.
Lewis Hamilton ngushton më tepër diferencën pas ndëshkimit të shokut të skuadrës, duke qëndruar vetëm 1 pikë pas tij. Sa i përket vendit të dytë, ai merret nga piloti i Red Bull, Max Verstappen. Sipas FA Rosberg ka marrë disa udhëzimë në radio, por që nuk janë të lejuara. Në radio është dëgjuar që ekipi t'i komunikojë Rosberg se duhet të rrisë marshin, përndryshe makina e tij nuk do të arrinte në finish. Por, këto janë udhëzime që nuk lejohen, ndaj piloti merr dënim. Rosberg duhet të zbresë në vend të tretë pas ndëshkimit.