Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Norris “rrëmben” trofeun e kampionit të Formula 1, ndërsa Verstappen mungon në mbrëmjen gala

Shkruar nga NEWSPORT
Norris “rrëmben” trofeun e kampionit të Formula 1,
Piloti i Mc Laren, Lando Norris duke ngritur trofeun

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris ka ngritur trofeun e kampionatit të Formula 1, në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve të FIA-s, e cila u mbajt në Uzbekistan. Britaniku Norris u shpall zyrtarisht kampion bote pas një sezoni tejet të ''luftuar'', ndërsa rivali i tij kryesor, Max Verstappen, mungoi në gala për shkak të një infeksioni.

Por nuk harroi ti dërgojë dhe  një mesazh urimi Norris‑it: Ju patët një sezon të pabesueshëm dhe ishte vërtet interesante të garoja kundër jush deri në fund, shijojeni. Kujdesuni për veten, shihemi në vitin 2026.

Në fakt piloti i Mc Laren siguroi titullin në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi, e cila ishte të dielën e kaluar, duke lënë pas kështu kampionin në largim të Red Bull, Max Verstappen. Në një përballje të cilën u nda me vetëm dy pikë diferencë, pas një sezoni me 24 gara. Shoku i skuadrës së Norris‑it, Oscar Piastri, e mbylli kampionatin në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

Riujtojmë se piloti 26-vjeçar u bë kampioni i 35‑të në historinë e Formula 1 që nga viti 1950 dhe britaniku i 11‑të që fiton titullin botëror, duke hyrë kështu në historinë e sportit automobilistik.

 

Poll

Lexo gjithashtu