Çmimi i madh i “Abu Dhabit” në Formula 1, i cili do të jepet këtë fundjavë, është vendimtar për titullin. Një garë e cila premton pasion, shpejtësi, dinnamikë dhe fokus.
Kur “ethet” e rivalitetit kanë nisur, piloti Carlos Sainz është shprehur se ka shumë shpresa dhe pritshmëri, se miku i tij Lando Norris, do të avancojë mbi rivalët.
"Mendoj se Abu Dhabi është një pistë Lando. Është mirë për të që finalja është në Abu Dhabi, e cila nga përvoja ime si shok skuadre këtu është një nga pistat e tij më të mira në drejtimin e pilotëve”, ka deklaruar piloti i Mc. Laren, Carlos Sainz.
Ky i fundit ngiste përkrah Norris për dy sezone në 2019 dhe 2020 dhe ishte gjithashtu shok skuadre me Verstappen në Toro Rosso (tani Racing Bulls) në pronësi të RedBull.
