
Spektakël, emocione, zhgënjim, dramë dhe fitore e Lando Norris, këto ishin “zhaneret’ që dhuroi çmimi i madh i “Hungaroring” në Hunagri. Edhe pse Charles Leclerc u nis nga vendi i parë dhe u mbrojt mirë në nisje të garës, sërish Ferrari nxorri në pah problemet e vjetra, mungesa e qendrueshmërisë te motorri.
Lando Norris rezultojë humbësi më i madh në start, por fal një strategji të zgjuar dhe vendosmëri nga pilotik britanik, bëri që vendi i parë të mbante emrin e tij. Duhet përmendur se në xhirot e fundit u bë një “luftë’ e vërtetë mes Norris dhe Piastri, ndonëse ata janë brenda të njëjtit “lloj”, i përkasin skuderisë së “McLaren”.
Australiani duhte të kënaqet me vendin e dytë, ndërsa e mbylli podiumin Russell. Leclerc nuk shkoi më shumë se pozicioni i 4-të. Fundjavë “katasrofale” për Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, repsektish në 9-të dhe 12-të. Diferenca mes Piastri dhe Norris është ngushtuar në 16 pikë.