Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Tirana merr arratinë, Laçi “ngacmon” Vllazninë dhe Egnatian, Erzeni futet në vallen e mbijetesës

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore mbylli sot javën e 29-të dhe ekipet njihen edhe me pozicionet e tyre në renditje pas kësaj jave. Tirana merr arratinë teksa shkon 5 pikë larg Partizanit që u mposht nga Laçi. Egnatia pas humbjes me Tiranën mbetet në vendin e tretë me 42 pikë, aq sa Vllaznia një më poshtë.

Laçi është surpriza e kësaj jave teksa pas fitores me Partizanin shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë, vetëm 3 larg Egnatias dhe Vllaznisë në zonën europiane. Me 1 pikë më pak është Erzeni që sheh poshtë vetes Kukësin 36 pikë dhe Teutën me 35. Shijakasit gjithmonë kanë deklaruar se synojnë mbijetesën dhe tani ka ardhur momenti ta vërtetojnë këtë edhe në fushë pasi ëndrra Europë ka mbaruar.

Bylisi dhe Kastrioti mbeten të fundit por kanë një ndeshje për të zhvilluar sëbashku, të mërkurën në Elbasan Arena, në orën 15:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga