“Abissnet Superiore” ka mbyllur javën e dytë, ndërsa rezultate interesante u regjistruar në fund të saj. Në këtë javë u rikthyen në “aksion” kampionët aktualë, ndërsa Egnatia gjen fitoren e parë.
Skënderbeu padiksutim është skuadra protagoniste në dy javët e paraa. Korçarët rikthehen “frikshëm” në Superiore, ndërsa tashmë kanë nisur të bëjnë ligjin. Të besuarit e Ivan Gvozdenovic koleksionuar një tjetër fitore ndaj Dinamos dhe udhëheqin kampionatin me 6 pikë.
Më 2 pikë më pak janë Vllaznia dhe Tirana. Shkodranët u ndalën në barazim 2-2 me Erzenin, ndërsa bardheblutë u “bllokuan” nga Teuta po me shifrat 2-2. Egnatia u tregua e pamëshirë ndaj Kukësit në “Kukës Arena”. Rrogozhinasit fituan 4-0 ndaj verilindorëve, ndërsa bëjnë kështu autokritikë për humbjen e javës së parë.
Janë rikthyere edhe kampionët me fitore. Partizani ia doli që në minutën e 90+2 të sfidës të shënonte golin e fitores ndaj Laçit. Magguete ishte “heroi” i kësja ndeshje me demat që e nisin këtë sezon me “këmbën” e mbarë.
Erzeni mban vendin e 6-të me 2 pikë, ndërsa Teuta renditet e 7-ta me 1 pikë. Po 1 pikë ka dhe Laçi që ndodhet në vendin e 8-të, ndërsa tabelën e klasifikimit e mbyllin Dinamo dhe Kukësit. Të dyja ekipet nuk ia kanë dalë të sigurojnë dot asnjë pikë gjatë dy javëve të para.
[caption id="attachment_705278" align="alignnone" width="768"] Rezultatet e javë së 2-të[/caption]
[caption id="attachment_705279" align="alignnone" width="768"] Renditja pas javës së 2-të[/caption]