RENDITJA/ Rikthehen Tirana dhe Dinamo, Partizani e Egnatia “dhëmb për dhëmb”, 4 skuadra me pikë të barabarta
Shkruar nga NEWSPORT
“Abissnet Superiore” ka mbyllur ditën e djeshme sfidat e javës së 11-të të saj. 4 ekipe ia dolën të sigurojnë fitoren, ndërsa vetëm një sfidë ka përfunduar në barazim.
Dy vendet e para në klasifikim nuk ndryshojnë as këtë javë, teksa Egnatia dhe Partizani vazhdojnë të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për vendin e parë. Fitoret e sigutuar respektivisht ndaj Kukësit dhe Laçit i çon në kuotën e 23 pikë. Kujtojmë se demat kanë një sfidë më shumë për të luajtur.
Tirana dhe Dinamo këtë javë janë rikthyer te fitorja në kampionët, e cila iu mungonte prej disa javësh. Bardheblutë pas fitores ndaj Teutës ngjiten në vendin e 3-të në klasifikim me 17 pikë, ndërsa djemtë e Dritan Mehmetit mbetet në vendin e fundit me 11 pikë.
Laçi zbret në vendin e katërt në klasifikim me 14 pikë, teksa me 1 pikë më pak ndiqet nga 4 ekipe. Nga vendi i 5-të deri te vendi i 8-të janë 4 ekipe që kanë kuotë të njëjtë pikësh. Renditen respektivisht Kukësi, Vllaznia, Skënderbeu dhe Erzeni.
Ndërkohë kuotë të njëjtë pikësh me Dinamon ka dhe Teuta, e cila mban vendin e 9-të dhe humbja ndaj Tiranës është e dyta rresht në kampionat.