Kategoria e Parë mbylli ditën e djeshme ndeshjet e javës së 4-të, teksa rezultate interesante u shënuan nga takimet. 6 ekipe ia dolën të sigurojnë 3 pikët, ndërsa tashmë është ndezur lufta mes ekipeve dhe klasifikimi duket interesant.
Elbasani pas fitores spektakolare 3-2 me Apoloninë kryeson tabelën e klasifikimit me 10 pikë, po aq sa Bylis që fitoi 2-1 ndaj Luzit. Të dyja ekipet mbajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, teksa në “top-3”-she është edhe Tomori. Beratasit kanë grumbulluar 8 pikë, ndërsa këtë javë fituan me Kastriotin 1-0.
Apolonia bie në vendin e 4-të pas javës së 4-të. Humbja me Elbasanin i lë në kuotën e 7 pikëve, teksa ndiqen nga Vora me 6 pikë. Skuadra e Artan Mërgjyshit u mposhtën nga Flamurtari me shifrat 2-1.
Korabi pas fitores 2-0 ndaj Besës ngjitet në klasifikim, teksa me 5 pikë ndodhet në vendin e 6-të. Po 5 pikë ka dhe Flamurtari që ndodhen në vendin e 7-të. Ndërkohë në vendin e 8-të renditet Besa e Kavajës me 4 pikë. Me nga 3 pikë janë Kastrioti dhe Lushnja që ndajnë përkatësisht vendet e 9 dhe 10-të. Lushnjarët gjejnë fitoren e parë të sezonit, teksa mposhtën 2-0 Burrelin.
Luzi më 2 pikë renditet në vendin e 11-të dhe tabelën e klasifikimit e mbyll Burreli me vetëm 1 pikë pas 4 javëve.
[caption id="attachment_707489" align="alignnone" width="675"] Renditja e Kategorise se Pare pas javes se 4-te[/caption]