Janë mbyllur pasditen e sotme 3 ndeshjet e para të javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshje interesante të cilat janë mbyllur në barazim apo përmbysje spektakolare.
Pas këtyre 3 ndeshjeve, rënditja provizore e Superiores vazhdon me Egnatian që është në krye me 27 pikë pas barazimit që morën ditën e sotme 1-1 ndaj Partizanit. Po me kaq pikë janë dhe “Demat” e vendit të dytë, por me avantazhin e një ndeshjeje më pak se rrogozhinasit.
Dinamo fitoi minimalisht 1-0 përballë Erzenit, duke marrë kështu vendin e katërt në renditje dhe duke prekur “Final Four”. Dinamovitët janë në kuotën e 15 pikëve. Në krahun tjetër Erzeni mbetet në vendin e 9-të me 13 pikë.
Ndërsa Tirana vazhdon të jetë në ndjekje të kreut me fitoren spektakolare me përmbysje që mori mbrëmjen e sotme kundër Kukësit. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-2 duke “blinduar” vendin e 3-të të renditjes me 21 pikë. Teksa Kukësi mbetet në vendin e 7-të me 14 pikë të grumbulluara.
Ndeshjet e nesërme që pritet të ndryshojnë tabelën e klasifikimit janë Vllaznia – Laçi dhe Skënderbeu – Teuta. Të dy këto sfida do të nisin në orën 17:00.
[caption id="attachment_713344" align="alignnone" width="496"] Tabela e klasifikimit të Abissnet Superiore[/caption]