Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Përfundon java e 4-të e Superiores, Tirana e vetme në krye, Kukësi mbetet “thatë” në fund

Shkruar nga NEWSPORT

Janë mbyllur dhe ndeshjet e javës së 4-të të “Abissnet Superiore”.

Pas 4 javëve, Tirana udhëheq kampionatin e vetme në krye pas fitores 1-2 përballë Kukësit. Bardheblutë janë në kuotën e 10 pikëve. Ndërkohë skuadra kuksiane akoma nuk ka bërë “sefte” pikët e para dhe është në vendin e fundit të klasifikimit me 0 pikë.

Laçi fitoi përballë Vllaznisë me përmbysje. Në ndeshjen e zhvilluar në Kurbin, skuadra e Bejzades fitoi 2-1, duke marrë një 3 pikësh mjaft të vlefshëm përballë shkodranëve. Ky 3 pikësh dërgon kurbinasit në vendin e 2-të me pikë të barabarta me Egnatian, me nga 7 pikë secila skuadër. Rrogozhinasit barazuan 1-1 përballë Partizanit. Këta të fundit rënditet në vendin e 6-të, me e 5 pikë, po aq sa ka dhe Vllaznia, por kujtojmë që “Demat” kanë një ndeshje më pak.  Po 5 pikë ka dhe Erzeni që mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në “Arena Egnatia”, humbje që e lë skuadrën e Di Biagios në vendin e parafundit me 3 pikë.

Në krahun tjetër Teuta me fitoren që mori përballë Skënderbeut në “Niko Dovana” merr 3 pikëshin e parë dhe kalon në vendin e 8-të të klasifikimit në kuotën e 4 pikëve. Por edhe skuadra durrsake ka një ndeshje më pak, për shkak të ndeshjes së prapambetur të javës së parë që “Djemtë e Detit” ishin programuar të luanin përballë Partizanit.

[caption id="attachment_706882" align="alignnone" width="1080"]TABELA E KLASIFIKIMIT TE "ABISSNET SUPERIORE" PAS JAVES SE KATERT TE KAMPIONATIT TABELA E KLASIFIKIMIT TE "ABISSNET SUPERIORE" PAS JAVES SE KATERT TE KAMPIONATIT[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga