Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Partizani merr diktatin, Vllaznia “refuzon” titullin. Laçi rikthehet në “ujëra të nxehta”

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit i vuri kapakun edhe kësaj jave të 24-t të Kategorisë Superiore. Një javë plot surpriza dhe spektakël që kulmoi në ndeshjen në Air Albani ku Partizani mposhti bardheblutë dhe merr tashmë kryesimin e renditjes me 40 pikë, aq sa kampionët në fuqi por me ndeshje direkte më mirë.

Forca e tretë e kampionatit është Egnatia. Rrogozhinasit “urtë e butë” ia kanë dalë të marrin rezultate pozitive dhe fitorja e djeshme 4-1 me Kastriotin i vë në vendin e tretë me 37 pikë. Në vendin e katërt zbret Vllaznia që nuk arriti të përfitoi nga derbi në kryeqytet për t’u afruar me kryesimin. Shkodranët u ndalën nga Teuta në barazim 1-1 në Durrës.

Erzeni mbetet edhe këtë javë në vendin e pestë pavarësisht se ka pesë ndeshje ku kanë marrë vetëm 4 barazime. Pas “paqes” me Bylisin, shijakasit shkojnë në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Teuta që nuk di të ndalet në këto javë të fundit.

Edhe Kukësi është shumë pranë teksa me 31 pikë, pas fitores ndaj Laçit, kapërcen kurbinasit në renditje dhe i zhyt në zonën Play-Out me 30 pikë. Dyshja e fundit mbetet Bylisi dhe Kastrioti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga