Ka përfunduar java e 26-të në Kategorinë Superiore të futbollit në vend. Kjo javë solli disa ndryshime të rëndësishme në renditje. Partizani me fitoren e sotme ndaj Kastriotit të vendit të fundit ngjitet në vendin e parë. Të kuqtë kanë 44 pikë po aq sa dhe Tirana e cila dje bëri një hap fals duke barazuar në Ballsh. Vllaznia ka humbur shumë terren në klasifikim me disfatën e sotme në Laç. Shkodranët zbresin në vendin e pestë jashtë çdo objektvi sezonal.
Egnatia mbetet e treta edhe pse barazoi sot me Teutën. Rrogozhinasit janë 5 pikë larg skuadrave të kreut Partizani dhe Tirana. Një pikë më pak se skuadra e Tetovës është Erzeni e cila barazoi dje me Kukësin. Verilindorët së bashku me Teutën përbëjnë mesin e klasifikimit dhe vendi i tretë nuk duket aq larg.
Të fundit mbeten po ata Bylisi me Kastritotin. Ballshiotët janë të parafundit me 28 pikë, 4 më shumë se krutanët që janë të fundit. Laçi me fitoren e sotme shëkputet ndjeshëm ndaj dy vendeve të fundit por është ende në zonën “play-out”.
[caption id="attachment_685187" align="alignnone" width="300"] Renditja[/caption]